(E Plotësuar) – Kosova ka marr besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 34 shtete.
Pas këtij votimi, Kosova bëhet anëtari i 55-të UEFA-s.
E gjithë kjo ndodhi pas një debati te nxehtë mes përfaqësuesit ligjor te UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të votohet në këtë kongres, u vendos që të votohet me vota të fshehta.

Emocionuese! Duka: Lejoni fëmijët e Kosovës të luajnë futboll
Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ka folur rreth pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane e Futbollit (UEFA).
Ai i ka kërkuar UEFA-s që fëmijëve të Kosovës ti lejohet të luajnë futboll, ku ka kujtuar se edhe Shqipëria mund të humbas lojtar nga ekipi kombëtar.
“Ata nuk janë pjesë e Serbisë. Ju po ju mohoni fëmijëve të Kosovës që mos të luani futboll. Edhe ne kemi në kombëtare futbollistë kosovar, dhe jo vetëm shtete tjera”, tha Armand Duka.
Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në Organizata e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Për ndryshime statusore i janë nevojitur 2/3 e votave për t’i bërë këto ndryshime.
54 anëtarë të Kongresit kanë marrë pjesë në këtë për ndryshimin e statutit. 33 vota ishin pro ndryshimit të statutit, kurse 20 ishin kundër, kurse 1 abstenim.

Vokrri iu kërkon anëtarëve të Kongresit të UEFA-s të votojnë pro pranimit të Kosovës.
Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Kongresin e 40-të të UEFA-s.
Ai iu tha të pranishmëve se çfarë mesazhi po dërgojnë te sportistët e rinj të Kosovës, nëse nuk e pranojnë Kosovën në UEFA. Vokrri ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, për mos pengim të kësaj të fundit të pranimit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
“Krejt federata janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. Unë nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas saj anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, ka thënë Vokrri.
Kryetari i FFK-së iu ka bërë apel të pranishmëve që të votojnë pro vendimit për pranim të Kosovës, pasi e meriton të jetë pjesë e saj.
Delegacioni kosovar nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e kongresit për pranimin e Kosovës në UEFA, këtë vendim e ka marrë presidenti i UEFA-së.
Këtë vendim presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë e ka marrë pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili kërkoi që futbolli kosovar, ndër sportet e vetme të pa pranuara ndërkombëtarisht, të pranohet dhe të gëzojë të drejtat e njëjta me shtet fqinje.
Kongresi para pak çastesh votoi kundër ndryshimit të statutit që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura.

Karadzic: Kosova nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA
Pas fjalimit te Fadil Vokrrit në Kongresin e UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të pranohet në UEFA, i menjëhershme ka qenë reagimi i kreut te Federatës serbe, Tomislav Karadzic.
Ai thotë se politika është përzierë në sport dhe unë po e mbrojë futbollin nga politika.
Ai tha se “jam kundër një federatë që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA”.
Mali i Zi kërkon pranimin e Kosovës në UEFA.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, ka kërkuar që ti mundësohet Kosovës pranimi në UEFA.
“Vetëm Serbia nga ish-shtetet e Jugosllavisë ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, tha Savicevic.
Kongresi i UEFA-s nuk ka miratuar ndryshimet statutore.
33 vota ishin pro dhe 21 kundër ndryshimeve të nenit të shtatë.
Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në OKB
FFK-ja nuk shpreson në votën pro të Zvicrës
Burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pohuar se nuk shpresojnë në votën e Zvicrës për anëtarësim në Federatën evropiane të Futbollit.
“FFK-ja po shpreson në votën e Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por jo dhe te Zvicrës”, tha për Telgrafin një burim.
Pritet heqja e nenit që i pamundësonte Kosovës pranimin
Tashmë krerët e federatave dhe të UEFA-s ishin në një pauzë, ku pas saj pritet të votohet për heqjen e nenit të shtatë të UEFA-s.
Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në OKB.
Pikërisht për këtë gjë janë duke diskutuar krerët e federatave dhe ata të UEFA-s.
Pritet që ky nen të hiqet dhe të shkojë pranimi i Kosovës në votim.
Nevojiten 2/3 e votave, për t’i bërë këto ndryshime. /Telegrafi/
Zyrtarët e Federatës Evropiane të Futbollit në një pauzë duke biseduar rreth pranimit të Kosovës.
Votimi për pranimin e Kosovës në UEFA pritet të bëhet brenda 20 minutave, raportojnë korrespodentët e Telegrafit dhe RTV Dukagjinit nga Budapesti i Hungarisë.

KËTU mund ta ndiqni LIVE kongresin e UEFA-s, ku pritet të pranohet Kosova. Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimit të ngjarjes më të madhe në futboll për Kosovën.
Reagon Serbia: Gjibraltari ia hapi rrugën Kosovës që të pranohet në UEFA
E marta mund të jetë datë historike. Kjo për faktin se Kosova mund të pranohet në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian – UEFA.

E gjithë vëmendja është kthyer në një vend, sot Budapesti është epiqendra për Kosovën në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Ndërsa mediat serbe me vëmendje po përcjellin këtë ngjarje.
Gazeta Tanjug i ka kushtuar një analizë të veçantë pranimit të Kosovës në UEFA, me titull “Beteja më e madhe Sportive diplomatike e Serbisë deri më tani. Ndërsa Kryetari i Shoqatës së futbollit të Serbisë, Tomisalv Karagjiq e ka pranuar që është shumë vështirë të parandalohet anëtarësimi i Kosovës meqenëse shumica e shteteve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe do e mbështesin në anëtarësimin në këtë organizatë.
Ai ka theksuar se situata është e vështirë, veçanërisht tani pasi Kosova është anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por Federata e Sportit të Serbisë, po lufton me të gjitha mjetet.
“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka pranuar një shtet vetëshpallur dhe në këtë mënyrë hapi derën për organizata të tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë. Një anën tjetër situatë jonë është shumë më e vështirë dhe e pasigurt, Gjibraltari është pranuar në UEFA, edhe pse nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.
KËTU mund ta ndiqni LIVE kongresin e UEFA-s, ku pritet të pranohet Kosova. Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimit të ngjarjes më të madhe në futboll për Kosovën.
Kongresi i UEFA-së vazhdon punimet, kongres në të cilën në rend ditë është edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për pranim në UEFA.
Sipas agjendës së këtij kongres, rreth orës 11:00 pritet të diskutohet për kërkesën e Kosovës.
Optimizmi tek ekspedita e Kosovës është i madh. Krerët e FFK-së dhe zyrtarët e këtij asoascioni sportiv, por edhe gazetarët e shumtë të Kosovës po e presin nën ethe momentin kur do të flitet për Kosovë.
UEFA e ka zbuluar agjendën e Kongresit të UEFA-s, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan Zëri.
Dhe, në bazë të agjendës, votimi për pranimin e Kosovës në UEFA është në pikën e 10-të.
Kosova ka marrë premtim se mbi 40 shtete do ta votojnë pranimin e saj në UEFA.
Kosovës i janë premtuar mbi 40 vota për pranim në UEFA.
Burime të “Zërit” kanë bërë të ditur se nga 54 shtete anëtare në UEFA, mbi 40 i kanë premtuar FFK-së se do ta mbështesin kërkesën e saj për pranim në Federatën Evropiane të Futbollit.
Për t’u pranuar në UEFA, Kosovës i nevojiten 28 vota.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimit të ngjarjes më të madhe në futboll për Kosovën.
Në kongresin e UEFA-së që po mbahet në Budapest është dhënë një njoftim i madh për Kosovën.
Gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.
“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.
Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar.

Kosova e pret sot vendimin e madh nga Budapesti, ku mund të pranohet përfundimisht në UEFA, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimit të ngjarjes më të madhe në futboll për Kosovën.
KËTU mund ta ndiqni LIVE kongresin e UEFA-s, ku pritet të pranohet Kosova.

Infantino: Së bashku do t’ia kthejmë namin futbollit
Në Kongresin e UEFA-së të pranishme iu drejtua edhe kryetrari i FIFA-së, Gianni Infinitino.
Ai për herë të parë iu drejtua delegateve të UEFA-së si kryetar i Federatës Botërore të Futbollit. Ai tha se bashkë me ju mund t’ia kthejëm namin futbollit.
“Kam emocione të shumta që jam para jush si kryetar i i ri. Falënderoi gjithë ata që me besuat. Unë jam zgjedhur lider i ri që ta drejtoj FIFA se bashku me ju.
“Ne duhet te jemi profesionalisht në punën tonë dhe atë po e bëjmë. Unë mund të kem sukses vetëm me ndihmën e juaj në mënyrë që t’ia kthejmë futbollit namin aty ku duhet”, ka thënë i pari i FIFA-së.
Këto janë shtetet pjesëmarrëse në kongresin e UEFA-s


