Emin Grajçevci është shpallur sportisti i vitit 2015 për Komunën e Lipjanit, në një ceremoni ku prezent ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti, si dhe sportist, gazetarë dhe musafir të tjerë.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka thënë se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë arritur për vitin 2015. Ai po ashtuka thënë se falë tyre janë arritur rezultate në disiplinat e ndryshme sportive në Lipjan për vitin 2015, është shprehur kryetari Ahmeti.
Po ashtu, ai ka thënë se edhe në vitet në vazhdim Komuna e Lipjanit, do t’i mbështes dhe do t’i shpërblejë edhe në formë financiare të gjithë ata sportistë të cilët do t’i sjellin medalje Komunës së Lipjanit. Në të njejtën kohë kreu i Lipjanit ka bërë të ditur se në vitin 2016 Komuna e Lipjanit ka arritur që buxheti i cili ishte 20 mijë euro e i dedikuar për Kulturë, Rini dhe Sport, është arritur që falë kursimeve që ka bërë qeverisja komunale ta ngris atë në 50 mijë euro.
Komisioni i cili ishte i formuar për të shqyrtuar propozimet e dhëna nga Klubet Sportive që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Komunën e Lipjanit, dhe ka vendosur për 10 sportistët më të mirë për vitin 2015.
Komisioni vlerësues ka shpallur Emin Grajçevcin, sportistin e vitit 2015 për Komunën e Lipjanit.
[custom_gallery source=”media: 33347,33348,33349,33350,33351,33352,33353,33354,33355,33356,33357,33358,33359,33360,33361″ limit=”3″ link=”post” width=”1220″ height=”580″ title=”never”]


