Elvana, gati projektin e ri me videoklip

PUBLIKUAR

elvana-gati-projektin-e-ri-me-videoklip_hd

Një prej këngëtareve më të mira shqiptare, Elvana Gjata, është në përfundim të projektit të saj të ri.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se Elvana ka përfunduar këngën e saj të re, që natyrisht është punuar në ThreeDots nga producenti dhe këngëtari, Flori Mumajesi.

Ky projekt u mendua të lansohej si befasi për publikun, pa i zbuluar detajet.

Telegrafi po ashtu mëson se videoklipi është përfunduar dhe atë e ka punuar Max Production, me regjisor Bledi Kalivacin, i njëjti produksion që ka punuar në projektin e Dafina Zeqirit së fundmi i cili është fshirë nga YouTube.

Kaci është përkujdesur për flokët e Elvanës, bashkpunim i të cilëve ka kohë që po zhvillohet.

Ky projekt i ri i Elvanës do të vijë para një kampanje promocionale për AlbTelecom dhe një vere të suksesshme me këngën “Puthe”, që arriti të futet në top 10 të këngëve më të klikuara të kësaj vere. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...