Në një park në provincën Yunnan të Kinës, një elefant ka dalë në rrugë dhe ka dëmtuar veturat e parkuara.
Sipas stafit të parkut ku jetojnë kafshë të egra, elefanti Zhysynua është larguar nga vendi ku jeton dhe ka dalë në pjesën të destinuar për pushimin e njerëzve, transmeton telegrafi.
Për fat të mirë, kafsha gjigante nuk e ka lënduar ndonjë njeri, vetëm se i ka dëmtuar 15 vetura.
Pasi e ka kryer ‘lojën’, elefanti është kthyer sërish në vendin ku banon, pa shkaktuar dëmtime shtesë. /Telegrafi/


