Eksperti parashikon ndërprerje të internetit në gjithë botën për 24 orë, imagjinoni çfarë do të ndodhte (Foto/Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Interneti në gjithë botën do të ndërpritet për 24 orë brenda vitit 2017, ka parashikuar një ekspert i sigurisë.

James Carder, një shitës i sigurisë teknologjike në LogRhythm, ka thënë se në vitin e ardhshëm, “World Wide Web” do të pësojë një goditje të rëndë.

“Në vitin 2017, do të shohim një goditje të madhe dikur, diku. Nëse interneti bie, tregjet financiare do të fundosen”, ka thënë Carder për Business Insider.

Facebooku ka qenë vazhdimisht në shënjestër të hakerëve që përpiqen ta rrëzojnë

“Vetëm pak muaj më parë, pamë një goditje (mohim të shpërndarjes së shërbimit) ndaj DynDNS. Goditja DDoS rrëzoi faqe, si Twitter dhe Spotify për disa orë. Goditja e ngjashme DDoS e preku Brian Krebs pak para sulmit ndaj Dyn – këto në fakt ishin vetëm testime”.

“Nëse mund ta dëshmosh se mund të rrëzosh faqe të mëdha dhe një pjesë ta madhe të internetit në SHBA për disa orë, një ndërprerje 24 orëshe duket shumë e lehtë për t’u bërë?”, ka shtuar eksperti, transmeton Telegrafi.

Twitter nuk funksionoi për disa orë

Kompanitë tjera që janë hakuar në mënyrë të ngjashme gjatë këtij viti janë edhe Facebook, Netflix dhe një numër i madh i faqeve të internetit.

Parashikimet e tij vijnë pikërisht në kohën kur ka kulmuar lufta kibernetike ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Hakerët që punojnë për Vladimir Putinin janë akuzuar nga autoritetet amerikane se kanë ndikuar në zgjedhjen e Donald Trumpit për president. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...