Ekspertët befasohen me reagimin e gjelave të detit, ndaj maces së ngordhur (Video)

PUBLIKUAR

Në Boston të Shteteve të Bashkuara, janë filmuar disa gjela deti që ecnin në rreth, derisa në mes ndodhej macja e ngordhur që ishte shtypur nga një veturë.

Videoja që është postuar në Twitter, është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, sepse ky fenomen nuk ishte parë më parë, transmeton Telegrafi.

Madje, as ekspertëve që merren me studimin e shpendëve nuk iu ka ndodhur të shohin një rutinë të tillë, që disa e kanë konsideruar si ceremoni ndaj kafshës së pajetë.

“Këto shpezë nuk ecin në rreth, vetëm mashkulli bënë xhiro rreth femrës, derisa janë para procesit të çiftëzimit, por jo tërë grupi. Është e pakuptueshme pse po rrotullohen rreth maces së ngordhur”, ka shkruar një ekspert lidhur me rastin.

Sipas një komenti tjetër, del se këto shpezë të fermës ishin duke e inspektuar rastin, duke u kujdesur se mos po ngrihet dhe i sulmon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...