Eksperimenti në një burg në SHBA, i cili u ndërpre para kohe

PUBLIKUAR

Psikologjia siç e njohim ne, është një shkencë relativisht e re, por që nga fillimi i saj na ka ndihmuar për të fituar një kuptim më të madh mbi veten dhe ndërveprimet tona me botën.

Shumë eksperimente psikologjike kanë qenë të vlefshme dhe etike, duke i lejuar studiuesit të krijojnë trajtime dhe terapi të reja, e duke i dhënë njohuri shtesë mbi motivet dhe veprimet njerëzore. Mjerisht, eksperimente të tjera kanë patur një fund të tmerrshëm – duke rrënuar jetë njerëzore dhe turpëruar profesionin

Në vitin 1971, psikologu social Filip Zimbardo kërkoi të testojë mënyrat sipas së cilave njerëzit konformohen me rolet sociale, duke përdorur një grup të studentësh të universitetit të Stenfordit për të marrë pjesë në një eksperiment 2-javor, gjatë të cilit një pjesë do të ishin të burgosur dhe pjesa tjetër gardianë në një burg të rremë.

Megjithatë, pasi zgjodhi zgjedhur subjektet e tij të testimit, Zimbardo u caktoi rolet pa dijeninë e tyre, duke i arrestuar në mënyrë të papritur “të burgosurit” jashtë shtëpive të tyre.

Rezultatet qenë shqetësuese.

Studentët e zakonshëm u shndërruan në gardianë të egër sadistë ndaj të burgosurve, duke u bërë shumë të zellshëm në rolet që ata ishin duke luajtur.

Pas vetëm 6 ditësh, realiteti i dhimbshëm i këtij “burgu”, e detyroi Zimbardonë të përfundonte para kohe eksperimentin./bota.al/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...