Edita Tahiri i quan gënjeshtra deklarimet e Gjuriqit

PUBLIKUAR

inistrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, deklarimet e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut, i ka quajtur gënjeshtra të radhës.

Ajo ka thënë për Telegrafin se Serbia duhet një ditë t’i ndalojë përpjekjet që të flasë në emër të Kosovës, aq më tepër të dezinformoj në këtë adresë.

“Kosova në dialogun e Brukselit është dëshmuar për seriozitetin dhe përkushtimin e saj. Takimet që do të mbahen gjatë muajit maj, ne i kemi konfirmuar tash e sa kohë. Te hënën do të këtë takim për energjinë. Pastaj, me datën 20 maj, do të ketë takim për sigurimin e automjeteve, ku marrëveshja deri më tani është bllokuar nga anë e Serbisë. Me datën 18 maj do të kemi takim për çështjet e telekomit. Me datën 21 maj do ta diskutohet për IBM-in. I gjithë muaji maj do të jetë me takime. Arsyeja se takimet janë koncentruar më tepër në këtë muaj është se pikërisht Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime. Ndërsa, tash ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në të gjithë këto takime”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

LEXO PO ASHTU: Ndërpriten bisedimet Prishtinë-Beograd (Video)

“Dua t’ju informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Kësisoj, Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel. Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka thënë Gjuriq gjatë një konference për shtyp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...