Edhe Zyra e BE-së në mbështetje të rektorit

PUBLIKUAR

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, të cilat nuk kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të arsimit në Kosovë që janë më të ulëtat në rajon.

“Ne shprehim mbështetjen e plotë ndaj përpjekjeve të rektorit të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për të aplikuar parimet e qeverisjes së mirë duke vendosur kritere të qarta akademike, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë që ju nevojiten për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të gjetur punë të shkathtësive të larta. Arsimi cilësor është qenësor për të thyer ciklin e papunësisë dhe varfërisë dhe një adut kryesor i inovacionit, zhvillimit social dhe ekonomik, për të cilin dëshpërimisht ka nevojë Kosova”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...