Edhe sot kolona dhe mbi 4 orë pritje në Merdar

PUBLIKUAR

Mërgimtarët kosovarë edhe këtë të shtunë po pëballen me pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdar. Pritjet në dalje të Kosovës janë deri në 4 orë.
Në këtë vendkalim kufitar kolonat e gjata që janë krijuar sot nga orët e mëngjesit
“Nga ora nëntë jemi duke pritur. Kolonat janë të gjata 3-4 kilometra dhe ende nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo pritje”, thotë për albinfo.ch S. T. duke theksuar se ka të tjerë që po presin edhe më gjatë.

Ai shprehet i mllefosur me këtë maltretim që po u bëhet dhe që po përsëritet pas çdo përfundimi të pushimeve të bashkatdhetarëve.

“Nuk e dimë se nga cila anë mud të jetë problemi por ajo që është e sigurt është pritja e gjatë dhe e padurueshme sidomos për familjarët me fëmijë”, thotë ai. /albinfo/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...