Edhe kosovarë të përfshirë në gënjeshtrat që përhapen në internet

PUBLIKUAR

Një histori mashtrimi me një citat plotësisht të rremë nga Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbimeve Njerëzore Tom Price ka frymëzuar zemërim dhe urrejtje në të gjithë Facebook-un.

Një zyrtar i Trumpit nuk tha “është më mirë për buxhetin tonë nëse pacientët me kancer vdesin më shpejt”. Lajmi e ka origjinën nga portali qe sajon lajme të rreme, USPoln.com, transmeton zeri.info

USPoln.com është një ueb-faqe që boton lajme me gënjeshtra të kulluara dhe ka për qëllim që të duken si artikuj të vërtetë të lajmeve. Ky mashtrim i veçantë mund të hutojë lexuesit për shkak se një ndër artikujt fillon me citimet reale të një interviste që Price kishte me CNN. Në fakt, disa paragrafët e parë të lajmit të rremë janë kopjuar nga një artikull i vërtetë në lidhje me bashkinë e qytetit nga “Raw Story”. Pastaj në histori janë futur citate nga Price.

Domaini i USPoln.com është në pronësi nga dikush me emrin Behar Beqiri që duket se jeton në Kosovë, sipas të dhënave nga DomainTools./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...