E vetmja Qeveri në rajon që s’ka ligj për veten! (Video)

PUBLIKUAR

Që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës punon pa ligj. Asaj i mjafton një rregullore e punës e hartuar para ca vitesh.

Ligji për Qeverinë është premtim i përsëritur prej mandati në mandat, por nuk u bë as sot e kësaj dite. E, kësaj nuk ka me i ardhur rendi deri shtatorin e sivjetmë. Të paktën kështu e ka paraparë Qeveria këtë problem në planin e vet legjislativ për sivjet.

Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës mendohet të procedohet me 30 shtator 2015.

Deputetët vlerësojnë se Qeveria, nga secili që ka ardhur në pushtet, vazhdimisht e ka keqpërdor mungesën e ligjit. Numri i madh i këshilltarëve në të gjithë sektorët, shtimi i numrit të ministrive prej mandati në mandat, numri i pakufizuar i zëvendësministrave, krejt këto kanë ndodhë në mungesë të një sanksioni ligjor.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Nuredin Ibishi, thotë se s’ka kohë me u pritë, por se ky Ligj duhet me u miratu sa ma shpejtë. Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e quan të qëllimshëm faktin se ekzekutivi funksionon pa ligj. “Krejt kjo bahet”, siç thotë ai, “me i kënaqë apetitet e përkrahësve të tyre”

Edhe Nisma për Kosovën mendon se mungesa e ligjit po u shkon për shtati vetëm partive ne pushtet.

Deputetët thonë se e vetmja qeveri në rajon është kjo e Republikës së Kosovës që nuk ka ligj për vete. /Rrokum/

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...