Para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, prifti amerikan Frank Pavone ka vendosur një fetus të abortuar në altarin e tij të dielën, dhe videon e ka publikuar në “Facebook”.
Pavone, një prift katolik nga New York-u, ka thënë se fetusin e kishte marrë nga një patologjist, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Kjo video e cila është 44 minuta e gjatë, ka pasur 236,000 shikues dhe përmban një poster me grafika të abortit.
Ai ka përkrahur presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili është kundër abortit.


