Në Kuebek të Kanadasë, prindi i një fëmijë që sëmurej shpesh, ka vendosur të hap kapakun e shishes me biberon për fëmijë.
Simon O’kanada është tmerruar, kur ka parë papastërtinë që është mbledhur në kapakun e shishes që nuk rrjedh.
Kur ai i ka telefonuar kompanisë që të ankohet, ata kanë qeshur me të madhe, duke mos i besuar se i ka ndodhur diçka e tillë, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, ai i ka vendosur fotografitë në Facebook, ku shihet myku i brumosur në kapak.
Kështu, O’kanada paralajmëron prindërit të bëjnë kujdes me këto shishe, të cilat mbledhin papastërti. /Telegrafi/





