E rrënon vetë objektin pa leje

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e ndërtimit ilegal, në një rast në lagjen “Tophane” ku është evidentuar tejkalimi i lejes së dhënë në një ndërtesë shumëkatëshe.

Pasi që pala është njoftuar me vendimin e rrënimit dhe ka parë vendosmërinë e inspektoreve komunal për zbatimin këtij vendimi, ka pranuar që vetë të rrënojë pjesët e ndërtuara pa leje.

Zyra për infromim e Komunës që drejtohet nga Shpend Ahmeti bën me dije se Drejtoria e Inspekcionit do ta monitorojë nga afër këtë objekt derisa të kthehet në tërësi në gjendjen e mëparshme.

Ata poashtu iu bën thirrje ndërtimtarëve që t’iu përmbahen kërkesave ligjore në ndërtim, si dhe i ftuan të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë për raste ku ata dyshojnë se mund të ketë shkelje të ligjit, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...