E rrënojnë urën mbi lumin Llap në fshatin Stanovc i Ultë, ankohen banorët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ura e ndërtuar nga vet banorët e fshatit Stanovc i Ultë, në Komunën e Vushtrrisë, mbi lumin Llap është rrënuar nga operatori i cili e ka bërë rregullimin e shtratit të këtij lumi.

Banorët e fshatit, janë duke u ankuar pasi nuk kanë rrugë alternative më të shkurt për të kaluar në anën tjetër të lumit.

Banori i këtij fshati Besim Duraku, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se kompania që e ka rrënuar urën ka marr përgjegjësi ta rregulloj, por nuk e ka rregulluar siç duhet sepse sërish është rrënuar.

Duraku tha se kjo urë ka një muaj që është në këtë gjendje, dhe se kanë marr premtime dhe nga kryetari i komunës, mirëpo nuk është bërë asgjë, transmeton Telegrafi.

“Kompania që  e ka rrëzuar urën ka marr përgjegjësi që ta rregullojnë. E kanë rregulluar dhe prapë është rrëzuar. Që një muaj ura është në këtë gjendje. Kryetari i komunës na ka premtuar por asgjë s’është bërë. Problemi është politik, veç pse lagja është me PDK nuk interesohen me ndreq”, ka thënë Duraku.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tregoi se operatori që e ka rregulluar shtratin e lumit Llap, e ka rrëzuar këtë urë e cila është ndërtuar me vetiniciativë të banorëve të fshatit.

Tahiri tha se kanë filluar procedurat për konfiskimin e sigurimit të kontratës, ndaj operatorit i cili nuk e ka kryer punën siç duhet.

Tahiri premtoi së do të fillojnë me procedurat për ta rregulluar urën në fshatin Stanovc i Ultë.

“Ajo urë është dëmtuar nga operatori që e ka rregulluar shtratin e lumit llap. E kemi urdhëruar operatorin që ta rregulloj urën siç ka qenë, mirëpo operatori nuk e ka kryer punën siç duhet. Kemi filluar procedurën për konfiskimin e sigurimit të kontratës për shkak të dëmit që është shkaktuar atje, ndërkaq ne kemi filluar procedurat për urën, dhe kur të investon komuna ajo urë do të jetë plotësisht e sigurt. Ajo urë është bërë me intervenimin e banorëve. Do të shpallet një procedurë për të filluar me punimet atje. Ura ka qenë e ndërtuar me vet iniciativë të banorëve”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, për gjendjen e rrëzuar të kësaj ure është raportuar edhe më herët në emisionin “Zyra e Ankesave”, por deri më sot nuk është ndërmarr asgjë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...