E rëndë në Durrës, tentoi të shiste foshnjën e palindur ende për 5 mijë euro, arrestohet babai 27-vjeçar

PUBLIKUAR

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, ndërsa ka proceduar një 25-vjeçare, pasi dyshohet se do të shisnin fëmijën e tyre të palindur ende.

Një person i tretë i infiltruar kishte kontaktuar me çiftin dhe 27-vjeçari kishte rënë dakord për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë, njofton policia.

“Mbrëmjen e djeshme, këta dy shtetas janë shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetas tjetër (i infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (shtetasja Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia...

I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë...

Therrje me thikë në Shkollën e Mesme Adem Gllavica Lipjan, intervistohen disa persona

Policia Kosovës ka njoftuar se një mashkull  kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore...

Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli ka vendosur për çmimin e sulmuesit të tyre, Victor Osimhen. Napolitanët duan 150 milionë...

SHIKO MË SHUMË

Sërish tërmet në Shqipëri

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në Shqipëri. Sipas institutit EMSC, epiqendra...

Rumania goditet nga tërmeti

Romania është goditur nga tërmeti Sipas faqes EMSC, tërmeti ishte 4.0 shkallë.

Banesa të dëmtuara, banorë jashtë shtëpive: Dëmet që shkaktoi termeti 5.7-shkallësh në Rumani

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë...