E papritur: Mario Balotelli mund të përfundojë në Ballkan

PUBLIKUAR

Për ditë të të ra është duke u spekuluar për një transferim të mundshëm të Mario Balotellit nga Brescia te Crvena Zvezda.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Balotelli ka folur edhe për afatin kalimtar dimëror, për të cilin nuk ndihet i sigurtë, shkruan Zëri.info.

“Dëshira ime është të mbetem te Brescia. Sidoqoftë, kjo varet nga presidenti i klubit. Unë jam në shtëpi dhe dua të jem këtu”, ka thënë Balotelli.

Shpresa dikur e madhe e futbollit botëror tani luan te Brescia dhe ka një pagë prej 900 mijë euro në vit.

Ndërkaq është përfolur se ish-sulmuesi i Interit mund të përfundojë te kampioni i Serbisë, Crvena Zvezda.

Dejan Stankovic, trajneri i ri i Crvena Zvezdas, ka folur për periudhën kur ‘Super Mario’ ishte me të tek Interi.

“Balotelli është ende një fëmijë. Ai duhet të sillet më mirë”, ka thënë Dejan./Zëri.info

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...