Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna në Prishtinë, ndërsa sot nga ora 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do ta zhvillojnë stërvitjen e tretë në grumbullimin e marsit, shkruan “Gazeta Express”.

E më pas, në orët e pasdites trimat Dardanë do ta marrin rrugën drejt Bratisllavës ku nesër mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen jetike me sllovakët.

Trupa e Franco Fodës është e motivuar dhe optimiste se nga kryeqyteti sllovak do të dalë me kokën lartë për ta vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Nëse eventualisht fiton në Sllovaki, Kosova të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

Urojmë që djelmoshat e artë të Kosovës të na bëjnë krenarë dhe të na gëzojnë në dy ndeshjet historike.

Jemi veç 180 minuta larg Botërorit, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...