Tetëdhjetë e një vjeçari Tony Trapani u takua me djalin e tij për herë të parë, këtë javë në Grand Rapids, Michigan.
Se kishte një djalë ai kishte zbuluar pas pastrimit të një kabineti pune, të lënë nga gruaja e tij e ndjerë, e cila ai pretendon se kishte fshehur një letër për më shumë se 50 vjet, transmeton Telegrafi.
Letra i ishte dërguar Trapanit në vitin 1959 nga nëna e Samuel Childressit, birit të tij.
“Unë kam një djalë të vogël”, thuhet në letër. “Ai është pesë vjeç. Ajo që unë jam duke u përpjekur për të thënë, Tony, është se ai është djali juaj. Ai ka lindur më 14 nëntor, 1953″.
Trapani tha se gruaja e tij e mbajti letrën e fshehur, madje edhe pse ata nuk kishin fëmijë.
“Se përse nuk më ka treguar, nuk e di. Ajo donte fëmijë. Por nuk mundej. Tentoi disa herë”.
Childress, 61, ndërkaq ka thënë se ishte rritur me mendimin se babai i tij e kishte braktisur.
“Gjithmonë e kam pyetur mamanë, se si dukej babai im. Ajo më thoshte ‘shikohu në pasqyrë’”, ka thënë ai. /Telegrafi/


