E la bashkëshortja se ishte i shëndoshë, ja si iu hakmor ai (Foto)

PUBLIKUAR

Një burrë kishte mbetur me zemër të thyer kur ish-bashkëshortja i tha se “ishte shumë i trashë për ta dashuruar”, dhe kështu ai vendosi t’i hakmerret në mënyrën më interesante të mundshme, duke humbur në peshë dhe duke fituar epitetin e një seksi mashkulli.

Benjamin Montanez, ka arritur të humb mbi 45 kilogramë pas grindjes që kishte pasur me ish-bashkëshorten, e cila vazhdimisht e kritikonte për mbipeshë, transmeton Telegrafi.

Pesha 2

Benjamin nga Kalifornia që dikur kishte 46 kilogramë, ishte frikësuar se kurrë nuk do të arrijë të humb peshën e tepërt dhe të heq dorë nga kequshqyerja dhe specialitetet e yndyrshme.

“Nuk kujdesesha për veten fare, pasi që çdo gjë që më shihte syri e haja pa u menduar dy herë. Aq shumë arrita të ha ëmbëlsira, sa që brenda një ditë konsumoja deri në gjashtë qese me bonbone”, ka deklaruar Benjamin.

Pesha 3

Ai pranoi se nuk ndihej krenar me linjat trupore, dhe ishte i bindur se secili njeri në rrugë që e takonte e shikonte me buzë në gaz për shkak të peshës.

Edhe pse qysh si fëmijë kishte qenë i plotë, ai asnjëherë nuk e kishte konsideruar veten një njeri me mbipeshë derisa arriti të regjistrohet në shkollë dhe të tallen shokët e tij.

Pesha 4

Por pasi iu nënshtrua dietave dhe ushtronte vazhdimisht në palestër, Benjamin arriti ta bëjë ëndrrën realitet, dhe kështu brenda disa muajve humbi mbi 45 kilogram duke u transformuar në një njeri tjetër.

Pesha 1Pasi shumica e miqve filluan t’ia kenë lakmi, ai fitoi edhe epitetin e një mashkulli seksi, gjë që e kishte çmendur ish-bashkëshorten e tij e cila dikur e përqeshte për shkak se ishte i trashë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...