E drogoi të dashurën, që të luante i qetë PlayStation

PUBLIKUAR

Burri nga Caxtrop-Rauxeli i Gjermanisë, i ka vendosur të dashurës drogë në çaj, në mënyrë që të mos e shqetësonte teksa luante video-lojë me një mik.

Burri 23-vjeçar ka thënë se i ka vënë vetëm pesë tableta qetësuese, mirëpo kontrolli mjekësor ka dhënë tjetër rezultat.

Të dashurës së tij i është gjetur kokainë në gjak, të cilën nuk e kishte përdorur më parë, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që ajo të fle deri në nesërmen pasdite. E, pasi është zgjuar, ka qenë në kllapi të rëndë.

Për këtë veprim, gjykata e ka dënuar këtë person me 500 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...