Të gjithë duan mish të freskët, por kjo është absurde. Në mishin e pulës, është vënë një pajisje e zgjuar nga Microsoft, e cila mat rrahjet e zemrës.
Çuditërisht, kjo copë e mishit jo vetëm tregon se është gjallë, por ka edhe një rrahje të mirë të pulsit, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar nga Emily Gorcensi, shihet pajisja e kapur për copën e mishit, që tregon 119 rrahje të zemrës për një minutë.
Përpos që tregohet se mishi nuk është i kapur për ndonjë pjesë, nuk bëhet e ditur si ka mundësi të ndodhë kjo matje. /Telegrafi/


