Fotografitë e një dasme në Iran janë përhapur në formë virale në internet.
Protagonistët e dasmës janë një djalë 14-vjeçar dhe nusja e tij vetëm 10 vjeçe.
“‘Çifti kishte një leje speciale nga autoritetet për t’u martuar, ndonëse nuk kishte moshën e lejuar me ligj”, shkruan al-Arabiya.
Republika e Iranit thotë se martesat lejohen mbi moshën 15 vjeç për djemtë dhe mbi 13 për vajzat, vetëm nëse kanë konsensusin e babait.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin dy të martuarit në poza që imitojnë ato të të rriturve.


