E ardhmja ndërtohet në Skandinavi: Finlandezët investojnë në sistemin më të shpejtë të transportit në botë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Teknologjia që ka në dispozicion kompania amerikane Hyperloop One, do t’ju mundësojë udhëtarëve të relacionit Helsinkit-Stokholm, që për vetëm 28 minuta ta kalojnë këtë distancë, me shpejtësi prej 1200 kilometrash në orë. Transporti i zakonshëm në këtë relacion bëhet me anije ose aeroplanë. Projekti Hyperloop Fince nuk do të kushtojë pak, pasi duhet të bëhet një tunel nën Detin Baltik, ndërsa shpenzimet do të arrijnë në afro 20 miliardë dollarë.

Negociatat ndërmjet Finlandës dhe kompanisë Hyperloop po bëhen për detajet teknike, të financimit dhe të masave të sigurisë që kanë të bëjnë me sistemin e transportit. Negociatat nga pala finlandeze po i drejton Qendra Finlandeze për Kërkime Teknike, VTT, Agjencia finlandeze për Financim të Teknologjisë dhe të Inovacionit, TEKES, si dhe disa ministri finlandeze, raporton televizioni YLE, transmeton Telegrafi.

View image on Twitter

View image on Twitter

Finlandezët po mendojnë së pari për rrugën testuese mes qyteteve Salo dhe Turku, në jugperëndim të Finlandës, përmes të cilave do të kalonte tërë linja Helsinki-Stokholm. Pas kësaj, rruga do të zgjatej në të dy drejtimet – drejt Helsinkit dhe drejt Suedisë. Nëse projekti realizohet, ky do të ishte një nga tunelet më të mëdhenj nënujorë në botë.

Më parë është vlerësuar se bileta në mes të Helsinkit dhe Stokholmit, me Hyperloop kushton rreth 170 korona suedeze (mbi 17 euro). E, kjo krahasohet me çmimin e një udhëtim normal në Helsinki apo në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Finlandezët po ashtu po mendojnë për një tunel nën Gjirin e Finlandës, drejt kryeqytetit estonez, Talinit, i cili është destinacion shumë i popullarizuar për finlandezët të cilët atje i kalojnë fundjavat. Por, problemi është se hulumtimet gjeologjike kanë treguar se nga ana e Estonisë ndërtimtarët i pret toka e butë dhe problemi i ujërave nëntokësore. Megjithatë, ideja e lidhjes së Helsinkit dhe Talinit nuk është risi, meqë daton që 140 vite.

T’ju kujtojmë se rusët kanë negociuar tashmë me Hyperloop One, për futjen e sistemit transit rreth Moskës që të përshpejtohe kalimin nga pjesët rurale drejtë kryeqytetit të Rusisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...