E ardhmja e internetit në rrezik, thonë ekspertët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

e-ardhmja-e-internetit-n-euml-rrezik-thon-euml-ekspert-euml-t_hd

Duke e shënuar përvjetorin e 25-të të internetit, qendra e njohur amerikane e kërkimeve Pew Research vendosi të hulumtojë mendimet e ekspertëve për të ardhmen e internetit në dekadën e ardhshme, dhe të kuptojë pikëpamjet e tyre për shqetësimet që ata kanë lidhur me internetin dhe zhvillimin e tij në vitet e ardhshme.

Studimi arriti në përfundimin se për pjesën më të madhe, ekspertët janë në përgjithësi të ngazëllyer për risitë që do të vijnë në 10 vjet prej tani, por kanë edhe shqetësime dhe frikë se gjërat mund të ndryshojnë edhe për të keq në këtë drejtim.

Sipas tyre thuhet se sanksionet qeveritare për përdorim të internetit, përgjimet online dhe presionet komerciale janë të gjitha një shqetësim.

Studimi i quajtur “The 2014 Future of the Internet” theksoi se liria online, megjithatë, ka një perspektivë dhe shpresë.

Ekspertët optimistë shpresojnë se deri në vitin 2025 nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme për të keq ose pengesa në mënyrën se si njerëzit marrin informacion dhe shpërndajnë përmbajtjen online.

Ata gjithashtu presin risi dhe inovacione të reja të cilat do të ofrojnë mënyra të reja për njerëzit që të lidhen dhe të bashkëveprojnë, përmes internetit.

Vendet totalitare në lindje, si dhe fuqitë perëndimore u kanë dhënë ekspertëve arsye për të ngritur flamujt e kuq dhe për të nxjerrë kritika dhe shqetësime sa i përket të ardhmes së internetit.

Censura në mesin e shteteve dhe goditjet qeveritare duket të jetë një nga temat kryesore për të cilat kanë folur shumica nga 1400 eksperët e internetit, raportohet të jetë thënë në studim.

Mbikqyrjet online dhe përgjimet ishin një tjetër shqetësim i madh për respondentët e këtij hulumtimi. Me të gjitha lajmet e fundit të lidhura me NSA-në dhe aktivitetet tjera të spiunazhit, madje edhe nga korporatat e mëdha, nuk do të duhej të ishte e habitshme se kjo gjendje paraqet një shqetësim të madh për aktivistët e internetit dhe njerëzit e tjerë largpamës, raporton Wall Street Journal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...