Dy vjedhje të rënda

PUBLIKUAR

Në qytetin e Shkupit, dje kanë ndodhur dy plaçkitje të rënda, ku janë vjedhur disa mijra euro, bizhuteri ari me vlerë dhe armë, transmeton Telegrafi Maqedoni

Rasti i parë është paraqitur nga një shkupjane, 44 vjeçare, e cila në polici ka denoncuar vjedhje në banesën e saj, që gjendet në lagjen Meçurin. Zonja ka lajmëruar se plaçkitësit kanë arritur të vjedhin 2100 euro, 60$, zinxhir ari dhe pistoletë ”CZ 75B”, kalibër 9mm, që e kanë patur me leje.

Rasti i dytë është paraqitur nga një shkupjan, 46 vjeçar, që në polici ka denoncuar vjedhje në banesën e tij, që gjendet në lagjen Hekurishte. Zotëriu ka lajmëruar se plaçkitësit kanë arritur që të vjedhin 12000 euro, 15000 den dhe tre unaza ari dore femrash.

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ndërmarrë masat e duhura për të kapur keqbërësit.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...