Dy vjeçarja nga Lipjani, Amra Bytyqi ka nevojë për ndihmën tuaj

PUBLIKUAR

Amra Bytyqi, dy vjeçare nga komuna e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ajo tash e disa kohë është diagnostikuar me Leukemi Akute.
Amra e vogël para një kohe e ka bërë transplantin e palcës kurrizore, por ka qenë një virus ai i cili ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Tash, 2 vjeçarja duhet sërish t’iu nënshtrohet intervenimeve mjekësore. Mjekimi i saj nuk mund të bëhet në Kosovë, andaj familja Bytyqi po e kërkon ndihmën e njerëzve vullnetmirë që t’iu dalin në ndihmë.

Të gjithë ju që dëshironi që ta ndihmoni Amra Bytyqin në fotografinë e mëposhtme i keni detajet dhe numrin e kontaktit të familjes.

T’ia kthejmë shpresën për jetë kësaj vogëlusheje.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...