Dy të lënduar nga të shtënat me armë në Zllatar të Prishtinës

PUBLIKUAR

Në fshatin Zllatar të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë, ku dy persona kanë mbetur të  lënduar.

Kjo gjuajtje me armë ka ndodhur rreth orës 18:00.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona”.

“Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...