Dy Qmime për Teatrin e të rinjëve të Lipjanit

PUBLIKUAR

Teatri i të rinjëve të Lipjanit ka fituar qmimin e parë dhe atë aktorja më e mirë e festivalit,”Lulekuqet e Prillit” në Kamenicë. Nga më shumë se 10 teatro te komunave të Kosovës që kanë konkuruar me shfaqjet e tyre,”Viza” me regji të Mërgim Oruqit është shpërblyer me qmimin e parë si komedia më e mirë.

Adelina Tërshani poashtu ka marrë qmimin si aktorja më e mirë e festivalit. Regjisori Mërgim Oruqi tha se kjo ka qenë një shans i mirë për të rinjët e Lipjanit dhe për përvojën e tyre si aktorë.

Sa i përket rezultateve të arritura ai thotë të jetë shumë i lumtur pasi sipas tij këtë mision aktorët e rinjë të Lipjanit e kurorzuan me qmimim e parë. Aktorja,Adelina Tërshani,para të pranishmëve tha se ndihet shumë e nderuar për qmimin që i’u nda.Ajo falenderoi festivalin për mundësinë që i’u krijon aktorëve të rinjë për ta njohur njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer përvojat e tyre në këtë drejtim.

Ajo i uroi të gjithë të rinjët pjesmarrës për punën e bërë,pasi sipas saj,aktrimi është aktivitet në të cilin duhet të punohet shumë për t’u vlerësuar pak. Trupa e shfaqjes u prit nga kryetari i komunes Imri Ahmeti si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të saj pas ardhjes nga Kamenica.

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...