Dy persona arrestohen për disa vjedhje në Ferizaj

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në këtë qytet.

Policia bën me dije se të dyshuarit janë të moshës 40 dhe 24 vjeçare, raporton Klankosova.tv.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë,  në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Njoftimi i policisë:

Pas një punë intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë dhe grumbullimit të infomacioneve në terren, me datën 05.08.2024 rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Ferizaj.

Të dyshuarit : A.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar dhe A.Q ( F/K) e moshës 24 vjeçare dyshohet se gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2024 kanë vjedhur para të gatshme në disa lokale të qytetit të Ferizajt :

Me datën 31.07.2024 në një lokal në rrugën ‘’Drtion Islami’’ në Ferizaj dyshohet se kanë vjedhur 1050 euro.

Me datën 02.08.2024 në një lokal në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj , dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 150 euro.

Me datën 02.08.2024 , në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj , dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 60 euro, pije të ndryshme dhe cigare.

Me datën 03.08.2024, në një lokal në rrugën ‘’Cen Dugolli’’ në Ferizaj, dyshohet se kishin vjedhur para të gatshme 100 euro.

Hetuesit policorë janë duke i përpunuar të dhënat tjera, ngaqë dyshohen edhe për vjedhje tjera në periudha të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

MINT-i njofton për çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale...

Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00 – në agjendë pika të propozuara nga VV

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancë të jashtëzakonshme plenare me fillim nga ora...

“Ju e shihni Skenderajn si xhungël”, “A po i qet përjashta”, Musliu kapet në Kuvend me VV-në për semaforët në Skenderaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për...