Në San Diego të Kalifornisë, burri që po ecte në një rrugë që po punohej, ka rënë 20 metra poshtë.
Dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se ai ka qenë duke shikuar në pajisjen teknologjike.
“Ai nuk po shikonte se ku po hidhte hapat, por ishte koncentruar në pajisjen që e kishte në dorë, derisa ra nga rruga” kanë thënë dëshmitarët.
Këtë e kanë konfirmuar zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë atë nga pjesa e thepisur, poshtë një rruge.
“Burri në të 30-at, ka pasur afër një pajisje të teknologjisë së fundit” thuhet në raport.
Megjithëse atij është dhënë ndihma e shpejtë, nuk ka arritur të mbet i gjallë. /Telegrafi/
.jpg)
.jpg)


