Në fermer nga Michigani i Shteteve të Bashkuara, ishte duke lëruar tokën, kur hasi në diçka të fortë.
James Bristle fillimisht mendoi se ka gjetur drurin e gardhit, por më pas ka dalë të jetë diçka shumë e veçantë.
Ai ka gjetur brirët, që besohet se i përkasin një mamuthi leshator.
Një ekip i paleontologëve, nga Universiteti i Michiganit e kanë hulumtuar lokacionin, ku kanë gjetur edhe mbetje tjera nga kafsha e lashtë.
Ata kanë gjetur kafkën, dy brirë, disa vertebra, brinjët, legenin dhe skajet e krahëve.
Këto eshtra mund të jenë të vjetra mbi 15 mijë vet, por testet që do t’i bëhen do të tregojnë moshën e saktë, të këtij skeleti. /Telegrafi/


