Dubai me qendrën më të madhe tregtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

foto

 

Qendra më e madhe tregtare në botë “Mall of the world”, pritet të ndërtohet në Dubai në një sipërfaqe prej 743 mijë metrash katrorë.
Dubai tashmë ka fituar reputacionin për të shtyrë kufijtë me arkitekturën e tij, duke ndërtuar kështu qendrën më të madhe tregtare në botë, një qytet i vërtetë i cili do të jetë i rilidhur me rrugët tregtare të mbuluara për t’i shpëtuar motit të nxehtë. Qendra tregtare “Mall of the world” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 743 mijë metrash katrorë dhe do të përmbajë këndin më të madh të lojërave, më shumë se 100 hotele dhe apartamente, një zonë tregtare kulturore të bazuar në ‘Rrugën Oksford të Londrës’ dhe një teatër sipas modeleve të Broadway në Nju Jork.

Shëtitoret prej shtatë kilometrash të gjata që do të lidhin të gjitha ndërtesat do të qëndrojnë të hapura në dimër dhe do të mbulohen në verë për t’i shpëtuar nxehtësisë së emiratit, ku temperaturat arrijnë deri në 50 gradë celsius nga muaji qershor deri në muajin shtator. Mendohet që do të ketë rreth 180 milionë vizitorë kur ajo të përfundojë. Qeveria nuk ka përcaktuar se në cilën datë do të fillojnë punimet për këtë projekt, që është marrë përsipër nga “Dubai Holding”, që i përket sheikut Mohammed bin Rashid al-Maktoum. 

“Ne dëshirojmë t’i bëjmë Emiratet një destinacion turistik, ekomomik dhe kulturor për 2 miliardë persona që jetojnë në rajonet rrotull nesh, dhe ne jemi të vendosur për ta arritur qëllimin tonë. Ne jemi të sigurt te fuqia e ekonomisë sonë, optimistë për të ardhmen e vendit tonë, dhe ne vazhdojmë për të zgjeruar vizionin tonë”, tha sheiku Mohamned, i cili njëkohësisht është edhe zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara. Qyteti i Dubait është gjithashtu shtëpia e ndërtesës më të lartë në botë ‘Burj Khalifa’ dhe e kopshtit më të madh me lule natyrale, i cili përmban 45 milionë të tilla. 

Ky vend tashmë është bërë edhe fole e artistëve dhe këngëtarëve botërorë, që çdo ditë e më shumë po i shohim duke e vizituar Dubain, me të vetmin qëllim për të incizuar ndonjë skenë të bukur për ndonjë videoklip apo ndonjë film. Por nuk qëndrojnë aq keq as sportistët që jo rrallë herë zhvillojnë ndeshje të ndryshme qofshin ato të tenisit, basketbollit, hokejit apo gara për kalërim. Ndryshe Dubai njihet edhe si vend i inovacioneve ku shpesh herë kompanitë e ndryshme nga e gjithë bota, zgjedhin këtë vend për të promovuar produktet e tyre më të reja që sipas inxhinierëve po ua lehtësojnë njerëzve jetën. 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...