Droni që barte kanabis dhe telefona mobil, përplaset për rrethojat e burgut

PUBLIKUAR

Një dron që dyshohet të kishte destinacion një të burgosur, është përplasur për rrethojat e fushës së ushtrimeve, që ndodhet brenda burgut.

Rojat e burgut të kategorisë B, në Oksfordshire të Anglisë, e kanë gjetur një dron, në të cilin mbahej një qese e mbushur me kanabis, disa telefona mobil dhe mbushësit për rrymë.

Autoritetet kanë nisur hetime, për të zbuluar se kujt i përkiste ky dron dhe për kë ishte nisur.

Sipas dyshimeve të para, kjo nuk është hera e parë, që të burgosurit janë ndihmuar nga dronët, për t’u furnizuar me gjëra të ndaluara, si droga apo telefonat.

Glyn Travis, nga Shoqata e Zyrtarëve të Burgut, ka thënë se: “Dronët janë çështje e madhe e sigurisë. Këto pajisje janë duke u përdorur në masë të madhe, për furnizim në burgje. Për fat të mirë, ky dron është përplasur, para se të zbrazeshin gjërat që posedonte.”

Ministria e Drejtësisë, është duke punuar në një ligj, me të cilin ndalohet që droni të aterroi në ambientet e burgut.

Secili që e bën një gjë të tillë, të dënohet deri në dy vjet burg. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...