Droni helikopter: Ja sa e lehtë është për ta drejtuar (Video)

PUBLIKUAR

E quajnë Volocopter dhe inxhinierët gjermanë kanë punuar rreth tij që nga viti 2010.

Ata kanë bërë fluturime pa pilot më parë, por këtë herë Drejtori Menaxhues, Aleksander Zosel ka vendosur që hipte në të, gjatë fluturimit të tij.

Këto lloj fluturake janë më stabile në ajër, dhe më e rëndësishmja, shumë më lehtë për tu menaxhuar nga pilotët papërvojë, transmeton Telegrafi.
Ekipi i Volocopter dëshiron që makina e tyre fluturuese më në fund të kapërcejë hendekun ndërmjet transportuesve të përditshëm personal si veturat,…, dhe fluturakeve.

Kontrollet e Volocopter janë tepër të thjeshtë – një levë të vetme me disa butona – dhe kulm gjigant i rotorëve “të pavarur” që do të thotë se mund të rri pezull pothuajse të përkryer me shumë pak përpjekje apo aftësi të kërkuara.

“The Volocopter menjëherë konverton çdo lëvizje që unë e bëjë me kontroller (joystick)”, ka thënë Zosel, pas fluturimit të tij të parë.

“E veçanta e Volocopter është se në fakt është një aeroplan që fluturon vetë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...