Drejtoreshat Vlora Limani Hajnuni dhe Emina Rexhiq kanë pritur në një takim zëvendësministren Magbule Shkodra

PUBLIKUAR

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni së bashku me drejtoreshen për Planifikim dhe Urbanizëm Emina Rexhiq kanë pritur sot zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet eventuale të cilat mund të realizohen në Komunën e Lipjanit, konkretisht në fushën e shëndetësisë.
Drejtoresha Vlora Limani Hajnuni ka paraqitur projektet kryesore të cilat janë të planifikuara në projekt buxhetin komunal për shëndetësinë e Lipjanit dhe njëkohësisht ka kërkuar nga zëvendësministrja përkrahje për projektet tjera të cilat buxheti komunës nuk ka mundur ti mbuloj.
Ndërsa Drejtoresha Emina Rexhiq ka falenderuar zëvendësministren Shkodra për viziten që i ka bërë Komunës së Lipjanit konkretisht dy drejtorive që udhëheqen nga gjinia femrore.
Zëvendësministrja Shkodra ka premtuar bashkëpunim të ngusht me Komunën e Lipjanit, duke theksuar se edhe projektet do të gjejnë përkrahje nga kjo ministri.
Në kuadër të këtij takimi është vizituar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Image may contain: 4 people, people standing and people sitting
Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, people standing and indoor
Image may contain: 3 people, people standing

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...