Drejtoresha e çerdhes në Pejë, ku u keqtrajtua njëvjeçarja: Mos e bëni tragjike! (Video)

PUBLIKUAR

anë institucionet edukative që prindërit ua besojnë fëmijët e tyre, por jo gjithmonë kopshtet për fëmijë janë të afta për ta realizuar këtë mirëbesim

Këtë e dëshmon edhe fotoja e vajzës së vogël, e cila ka qarkulluar gjithë ditës në rrjetet sociale.

Eda Jahaj nga Peja, në ditën e parë të saj në kopshtin e fëmijëve “Pëllumbat e Paqes”, kishte marrë lëndime serioze në tërë trupin.

Nëna e vajzës, Elvira Jahaj, thotë se është tmerruar kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti me shenja të kafshimit në tërë trupin.

Për RTV Dukagjinin ajo ka treguar se ka dyshime për rastin e ndodhur dhe se kërkon sqarime nga udhëheqësit e këtij institucioni.

Elvira ka thënë po ashtu se edhe pediatri e ka konstatuar që fëmija ka lëndime trupore, porse ajo çka po e brengos është se nga përgjegjësit nuk ka marrë asnjë përgjigje rreth rastit.

Drejtoresha e çerdhes, Resmije Bujupi, ka pranuar që lëndimi i fëmijës ka ndodhur në kopshtin që ajo e drejton, por tha se rastet e tilla “nuk duhet të bëhen shumë tragjike”.

Pavarësisht se Eda e vogël në ditën e saj të parë në kopsht duhej të kishte kujdesin maksimal, ajo vetëm pas dy orëve qëndrim kishte kërkuar ndihmën mjekësore. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...