Dogana arrin rekord në mbledhje e të hyrave

PUBLIKUAR

Angazhimi i Doganës së Kosovës respektivisht puna e oficerve doganor ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mbledhen mbi 500 milion euro deri në fund të muajit korrik.

Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5% më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në million mbi 35 milion euro më shumë. Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenje në përgjithësi.

Puna dhe angazhimi i doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës falenderon të gjithë qytetarët të cilët thërrasin dhe informojnë lidhur me dyshimet për kontrabandë dhe korrupsion gjithashtu ftojmë të gjithë të na përkrahin përmes thirrjeve në 0800 50 095

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...