Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, shkarkohet zinxhiri komandues për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë

PUBLIKUAR

Dje në Himarë një 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf, i cili po drejtohej nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Si pasojë e kësaj, Policia e Shtetit njofton se është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë dhe personat përgjegjës për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe listën me emrat e të shkarkuarve.

Njoftimi i plotë:

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eleminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.

Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është i vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie, drejtues apo zbatues, që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes së mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin.

 

 

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron nga SHBA: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

Kryeministri Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për krizën energjetike...

Vuçiq në New York: Sot pranova një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po qëndron në New York. Ai pretendon se gjatë ditës...

U qëllua 5 herë me pistoletë: Si u vra në lokal 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa krimi tronditi sërish...