Ditët e ardhshme dihet nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme

PUBLIKUAR

Vetëvendosje është duke realizuar skenarin e saj për të bllokuar Kuvendin e Kosovës edhe përmes dy partive tjera, AAK e NISMA. Partia e Albin Kurtit synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Megjithëkëtë, deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se ende s’ka ardhur situata për të shkuar në proces të ri zgjedhor.

Opozita po vazhdon të jetë e vendosur për ta mbajtur të bllokuar Kuvendin e Kosovës. Ata nuk po japin shenja se do të lëshojnë pe e që puna brenda Kuvendit të normalizohet.

Në këtë situatë, partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA po duan që vendin ta çojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, brenda koalicionit PDK-LDK nuk po shihen mundësi për zgjedhje të reja, pasi pozita po shpreson në normalizim të raporteve me opozitën.

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ndonëse thotë se qëndrimet zyrtare të partisë së tij i jep vetëm kreu i saj, Isa Mustafa, nuk sheh ndonjë mundësi që situata e krijuar brenda Parlamentet ta qoj vendin në zgjedhje të reja.

Megjithatë, ai shprehet se përcaktues për zhvillimet pasuese janë ditët në vijë, dhe pret të shohë se çka do të ndodhë.

 

“Presim t’i shohim zhvillimet e ditëve të ardhshme. Rreth zhvillimeve që do të jenë, unë mendoj se do të përcaktohet se çka do të behet. Mendoj se nuk ka vrull të mjaftueshëm për me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha për Gazetën Express, deputeti Gashi.

Se situata e krijuar brenda Kuvendi të Kosovës mund ta ketë si zgjidhje të vetme shkuarjen në zgjedhje e ka pohuar të mërkurën vet kreu i partisë së tretë opozitare, NISMA, Fatmir Limaj.

Ai në një intervistë kishte deklaruar se në një vend ku sipas tij nuk ka asgjë normale, qeveria duhet të bindet dhe të kërkojë vet shkarkim e saj dhe të hapë rrugë për zgjedhje.

 

“Ata duhet të binden vet nga gjendja aktuale. Qeveria duhet me kërku zgjedhje, ky koalicion duhet me kërku zgjedhje”, kishte deklaruar Limaj.

Nga ana tjetër, në rast se zgjedhjet janë e vetmja alternativë, gatishmëri për tu ballafaquar me to ka treguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

 

“KQZ e ka obligim kushtetues që t’i organizojë ato. Janë obligim kushtetues zgjedhjet në momente dhe rrethana çfarëdo qofshin ato”, ka thënë kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka. /www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...