Disleksia, problem shqetësues i pranishëm te nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Disleksia është gjendje kur te një person shfaqen vështirësi gjatë leximit dhe kuptimit të asaj që lexohet, si edhe gjatë interpretimit të simboleve pamore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse këta persona kanë shikim normal dhe dëgjim normal, si edhe prirje për shkrim, megjithatë kanë vështirësi në shkrim, sipas radhitjes së dëshiruar.

Në Maqedoni ekziszojnë vetëm kater trajnues të liçencuar për disleksi, që as për së afërmi nuk është e mjaftueshme që të punohet në tejkalimin e këtij problemi.

Kështu thotë për portalin Faktor, Damjan Nikollovski, kryetar i Shoqatës për disleksi “Ajnshtajn”. Sipas tij, detektimi në kohë i këtij problemi ka rëndësi të madhe në ndërtimin e një personi të shëndoshë psiqikisht dhe emocionalisht.

Shoqata e lartë përmendur, e mbështetur nga USAID, përmes projektit “Muri informativ për disleksi”, arriti të krijojë testin e parë për vlerësimin e disleksisë. Me të njëjtin është realizuar edhe një hulumtim për praninë e disleksisë te shkollat e mesme në tërë territorin e Maqedonisë.

Rezultatet treguan se 12,6% e të pyeturve ishin me disleksi. Në disa shkolla të mesme, deri 20% e nxënësve e kanë këtë problem.

Disleksia është problem që e ndjek një person gjatë tërë jetës së tij, mirëpo ka metoda për punë me këta persona në drejtim të zbutjes dhe lehtësimit të veprimtarisë së personave me disleksi në jetën e përditshme./

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...