Diskutohen projektet e Zhvillimit Ekonomik në mes Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik Shkelzen Hajdini kanë ka pritur sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Besnik Hoti të shoqëruar me bashkëpunëtorë, me të cilët kanë diskutuar rreth promovimit të Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Lipjanit përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, respektivisht ambasadave të Kosovës të vendosura në 42 vende të ndryshme të botës.
Nënkryetari Xhemajli prezantoi projektet e Komunës së Lipjanit të cilat kanë nevojë të promovohen nga kjo ministri dhe të cilat kanë një rëndësi vitale për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Lipjanit.
Projektet kryesore të theksuara gjatë këtij takimi janë: hapja e Parkut Nacional Blinaja për vizitorë, invenstimet në Gadime me qëllim të krijimit të kushteve për turistët të cilët vizitojnë Shpellen e Mermertë si dhe investimet në qytezen e vjetër të Janjevës me qëllim të ruajtjes së trashegimisë së saj kulturore.
Zëvendësministri Hoti ka premtuar bashkëpunim të ngusht në promovimin e projekteve zhvillimore të Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...