Disa nga veçoritë e telefonit inteligjent Sony Xperia Z3

PUBLIKUAR

foto-15-685x320

Ndryshe nga shumë konkurrentët e saj, Sony rifreskon linjën e saj të pajisjeve Android dy herë në vit. Kompania tani po krijon gjeneratën e ardhshme të telefonit inteligjent Xperia Z, siç sugjerojnë edhe thashethemet dhe informacionet e ndryshme.

Së fundmi janë shfaqur imazhe të telefonit inteligjent Sony Xperia Z3, por nuk patën dalë informacione mbi veçoritë e tij. Tani, @evleaks ka zbuluar disa nga konfiguracionet e harduerit të telefonit inteligjent të ardhshëm.

Sipas kësaj llogarie të famshme në Twitter, Sony Xperia Z3 do të ketë modelin me numër D6653. Telefoni inteligjent do të ketë ekran 5.15 inç Full HD, i cili është afërsisht i njëjtë me modelet aktuale.

Pasardhësi i Xperia Z2 do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 801 me katër bërthama me shpejtësi 2.4 GHz, dhe kartën grafike Adreno 330.

Sony Xperia Z3 do të pajiset edhe me një kamera të pasme 20.7 megapikselë me teknologjinë G Lens të kompanisë. Nëse këto spekulime do të jenë të vërteta, Z3 do të jetë telefoni inteligjent i katërt i kompanisë që do të ketë të njëjtin sensor- Xperia Z1, Xperia Z1 Compact dhe Xperia Z2 kanë këtë sensor.

Pajisja e ardhshme e kompanisë Sony do të ketë gjithashtu 3GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe do të ofrojë mbështetje për kartën microSD për më shumë hapësirë. Për momentin, thuhet se Xperia Z3 do të përdorë sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat, por mund të përditësohet më vonë edhe në sistemin Android L.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...