Dilemat e opozitës për MSA-në

PUBLIKUAR

Subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje. Megjithatë, ata thonë se nuk do të ndërmarrin masa për ta bllokuar seancën.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha për Telegrafin se subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA.

Sipas tij, kjo për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.

“Sidoqoftë, për shkak që megjithatë marrëdhënia kontraktuale me BE-në është e rëndësishme, ne nuk do ta bllokojmë seancën”, tha Krasniqi.

Por, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ende nuk e kanë parë Projektligjin për ratifikimin e MSA-së, prandaj nuk mund të thonë nëse do ta votojnë ose jo.

Ai tha se Projektligji për ratifikimin e MSA-së fillimisht duhet të kalojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pastaj shkon tek deputetët për votim.

Ndryshe, të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë një konferencë për medie ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...