Dhoma që rezervoi në kryeqytetin holandez, ishte një kontejner në rrugë me tualet përjashta (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Turisti britanik që pagoi 100 funte për rezervimin e një dhome në kryeqytetin holandez, u befasua kur kjo doli të ishte një kontejner skaj një rruge.

Ben Speller shkoi në Amsterdam të Holandës gjatë javs së kaluar, për të parë takimin futbollistik ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Ajax, transmeton Telegrafi.

I bindur se kishte gjetur një ofertë të mirë dhe të lirë, pasi që reklamohej një dhomë e përbashkët, që është e përshtatshme dhe e pastër.

Vizitori nga Londra, mbeti i habitur, kur kuptoi se natën do ta kalonte brenda një kontejneri skaj rruge, ku ishin tre dysheke dhe asgjë tjetër. Madje, për të kryer nevojën, ai duhej të dilte përjashta, që të shfrytëzonte tualetin portativ.

Në momentin që kishte arritur, Speller i ka kërkuar taksistit tri herë që të shkonte rrotull, meqë nuk bindej se dhoma që rezervoi në fakt ishte vetëm një kontejner.

Autoritetet që merren me turizëm, u kërkuan forcave të rendit ta largojnë kontejnerin dhe të bëhen kontrolle në reklama, ku ofrohen dhoma të ngjashme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...