Metroja e Terrassa Rambla ne Barcelone është bërë subjekt i një ndodhie interesante që ka ndodhur aty në 9 shtator të këtij viti.
17 dhi kanë mundur të hyjnë në këtë metro për të pushtuar binaret ku kalojnë trenat e shpejtësisë se lartë.
Duket se dhitë kanë hyreë nga ndonjë tunel, dhe kjo ka bërë që punonjësit dhe rojet e metrosë dhe të binareve të shinave të japin alarmin duke paralajmëruar në radhe të parë makinistët që të bëjnë kujdes dhe me pas për të marrë masat për t’i izoluar dhitë në një binar që praktikisht ishte jashtë përdorimit.
Me pas ata kanë mundur të gjejnë edhe bariun, i cili pasi ka vendosur dhitë në radhë i ka udhëhequr ato për nga dalja e metrosë.