Detaje të reja për Samsung Galaxy S7

PUBLIKUAR

Derisa po i afrohemi lansimit zyrtar të Samsung Galaxy S7 në MWC 2016, detauje të reja janë duke u publikuar online për telefonin kryesor të kompanisë jugkoreane këtë vit.

Në një postim në rrjetin më të madh social në Kinë, Ëeibo me krahasimin në AnTuTu thuhet se Galaxy S7 do të jetë i koduar si SM-G930F.

Në këtë postim kanë rrjedhur detaje të reja të cilat thuhet se janë zyrtare dhe përfshijnë ekranin me 5.1-inç në 1440 x 2560 piksel, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme si dhe Android 6.0.1 Marshmallow.

Sipas AnTuTu thuhet se Samsung do ta mbështesë telefonin e saj në procesorin e kompanisë, Exynos 8890.

Sipas burimeve të njëjta thuhet se Galaxy S7 mund të sjell kamerën kryesore me vetëm 12MP, që do të ishte një karakteristikë më e keqe sesa Galaxy S6 e cila ka kamerën e pasme me 16MP. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...