Dështuan edhe rugovistët, edhe komandantët

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në intervistën dhënë “Zërit”, Pacolli thotë se kanë dështuar të dy konceptet politike, edhe ata që thirren në filozofinë rugoviane, por edhe krahu i luftës me gjithë ata komandantë.

“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u konvenon qeveritarëve.

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor, thotë se tash e dy vjet është duke punuar me ekspertë për një ofertë të re për qytetarin e Kosovës.

Ai ka thënë se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse. Pikërisht për këtë arsye ka vendosur që së bashku me ekspertët të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën.  /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...