Dëshmitarët të pambrojtur në Kosovë

PUBLIKUAR

Kosova vazhdon të mbesë vend i pasigurt për dëshmitarët e mbrojtur. frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen. Siguria e tyre pritet të riaktualizohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Edhe avokatë, që kanë qenë të përfshirë në proceset e ish-ushtarëve të UÇK-së, e pranojnë mossigurinë që dëshmitarët kanë në Kosovë dhe jashtë saj.

Në procese të ndryshme gjyqësore ata kanë ndërruar deklaratat, duke mohuar atë që kanë thënë në deklaratën e parë për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

Madje, frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen.

Mos mbrojta e dëshmitarëve ka bërë që shumë raste të krimit të organizuar dhe krimeve të luftës të mbesin të pazbardhura. Këtë e thonë ekspertë të çështjes së sigurisë, avokatë dhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo pengesë për ta,...

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh UD,...

Zhduket një grua në Novobërdë, rasti po hetohet

Një grua ka raportuar se fqinji i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk...